DURRËS 18 Nëntor 2014 – Pronari i një lokali është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal pranë Bashkisë në sheshin “Liria”.
Viktima është shtetasi Leonard Murati i cili dhe është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e lokalit. Burime nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari është ekzekutuar nga një person nga Fushë-Kruja, i cili ndodhej në brendësi të lokalit dhe ka qëlluar nga një distancë e afërt.
Fillimisht 45-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sipas policisë vrasja ka ndodhur në një moment kur ka pasur reshje të dendura shiu. Autori ka përfituar nga errësira dhe reshjet e dendura për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar për të dëshmuar personat e pranishëm në lokal.
INFO
Viktima Leonard Murati sipas policisë ishte person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje. Në vitin 1999, Murati akuzohej për pengmarrjen e shtetasit Artan Ilmiu si dhe për vrasjen e shtetasit Nuhi Ilmiu. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve nderkohe qe pista kryesore mbetet hakmarrja.
Vijon..
"Agjencia e lajmeve Dyrrah"





