18 nëntor 2014 – Është vetëm 9 vjeç dhe quhet Sidrit Shala. Përveçse një nxënës shumë i mirë në shkollë, ai ka aftësi të mahnitshme edhe në futboll. Mesa duket Sidriti ka trashëguar gjenin e gjyshit të tij, Dervish Shala, i cili njihet nga suharekasit si një ndër futbollistët më të mirë të Ballkanit të Suharekës. Në një garë të hapur që ishte organizuar nga posta e famshme DHL në bashkëpunim me klubin e famshëm Manchester United, fëmijët mund të dërgonin videot e tyre teksa xhonglonin topin dhe mes tyre ishte edhe Sidriti. "Krejt kjo kishe filluar si asgjë nga xhaxhai i tij, Fisniku, që kishte dërguar videon dhe ne nuk e morën shumë seriozisht, por kur e pamë ai ishte përzgjedhur në 11-shën e botës për atë garë", u shpreh babai i tij Leonard Shala për TherandaPost. Sidriti kishte fituar garën bashkë me 10 garues të tjerë duke u futur në 11-shën e asaj gare. Ai kishte fituar pozicionin e qendër-mbrojtësit në atë garë dhe për çudi DHL në bashkëpunim me Manchester United nuk e kishin njohur Kosovën si shtet duke e vënë flamurin e Serbisë mbi emër. Sikur të kishte një shtet normal ky djal duhej të merrej dhe të subvencionohej për të zhvilluar talentin e ri por kjo gjë nuk u vë re nga askush. Është TherandaPost ajo që u informua nga familjarët e Sidritit për të bërë këtë artikull që ne ndihemi shumë të privilegjuar pasi po shkruajmë për një talent që e njeh një klub sikur Manchester United.(therandapost).
Sidriti, 9-vjeçari nga Suhareka që bëri Mancester United për vete
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Legjenda Platini: Juventus nuk është në shitje, jam krenar që John Elkann refuzoi
Hidrauliku ra nga lartësia teksa punonte, arrestohet administratori i firmës
Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli
Si do të ndryshojë Formula 1 në 2026-ën, rregullat dhe detajet nga veturat e reja





