18 nëntor 2014– Ylli i Hollywood-it, George Clooney dhe avokatja Amal Alamuddin të martuar në fund të shtatorit të këtij viti, janë gati për një tjetër hap të madh. George dhe Amal dëshirojnë të bëhen sa më shpejt prindër, e si fillim janë duke shqyrtuar mundësinë e birësimit.
Sipas numrit të fundit të revistës “Woman’s Day” çifti Clooney po shqyrton mundësinë e birësimit të një fëmijë nga një vend të shkatërruar nga lufta. Një burim i ka thënë revistës se, George sheh miqtë e tij më të mirë, si Matt Damon, Cindy Crawford dhe çiftin Pitt se sa të kënaqur janë nga fakti i të qenit prind, prandaj dhe ai e dëshiron një fëmijë sa më shpejt.





