18 nëntor 2014 – Të shumtë ishin ata që mblodhën në hollin e RTSH –së për t’i dhënë lamtumirën e fundit Doktor Florit. Pas homazheve, arkëmorti me trupin e tij u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, me duartrokitje të gjatë të miqve, të afëmve e qytetarëve, nën sfondin e muzikës së këngëve të tij. Arkivoli doli në orën 11 nga holli i RTSH –së, i mbajtur nga vëllai i tij dhe miku i tij i ngushtë, Ermal Mamaqi, i cili nuk ka mundur t’i mbante lotët për këtë ndarje të parakohshme nga Flori.

/lapsi.al/