DURRËS, 16 nëntor 2014–  Sajmir Strati, artisti i famshëm shqiptar i “specializuar” për thyerjen e rekordeve Gines, përsëri theu një tjetër record Gines. Ai krijoi mozaikun më të madh në botë të përbërë nga kokrrat e kafesë. Kjo vepër arti u porosit nga kompania “Lori Kafe”.

Sipas regjistrimit të bërë në Librin e Rekordeve Gines, mozaiku i krijuar nga artisti Strati është 2518 metra katror. Ky mozaik u realizua në vitin 2011.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/