15 nëntor 2014– Kanë kaluar thuajse 10 vjet që nga skandali i Hollywood-it, kur aktori i famshëm Brad Pitt, një ndër meshkujt më të dëshiruar në botë, tradhëtoi bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston me Angelina Jolinë.Vitet kanë kaluar, por “plaga” e Aniston u shërua ngadalë.

Për herë të parë, Aniston ka folur për tradhtinë dhe se përse përfundoi keq martesa me Brad Pittin.Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, Aniston është shprehur se: “Njerëzit bëjnë gjëra të pafalshme, por duhet të jesh në gjendje t’i lësh të shkojnë. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime. Të hakmerresh është njësoj si të helmosh një mi dhe të presësh që miu të ngordhë”.

Tashmë Aniston ka një tjetër partner në krah, aktorin Justin Theroux dhe marrëdhënia e tyre është duke shkuar shumë mirë.Sa i përket dasmës, çifti ende nuk e  ka një datë.