15 nëntor 2014 – Lajmi se Arian Çani kishte përplasur një makinë të përfaqësisë diplomatike në Shqipëri është përhapur ditët e fundit në vendin tonë. Sipas lajmit, moderatorit i ishte marrë tashmë patenta.

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e Çanit, ku ka sqaruar se ky lajm ishte totalisht i pavërtetë.“Është e gjitha një shpifje dhe do t’i bëjë m… të gjithë atyre që shpifin kundër meje”, është shprehur moderatori i “Zonë e Lirë”.Kjo nuk është hera e parë që gazetari përfshihet në të tilla lajme. Edhe më herët ka qarkulluar lajmi se policia i kishte marrë patentën për tejkalim me semafor të kuq. Nuk dihet nëse këto lajme janë një ‘hakmarrje’ që i bëhet Çanit, për shkak të kritikave që ka ndaj punës së qeverisë, megjithatë, ka qenë vetë moderatori që dhe në raste të tjera ka sqaruar publikun e tij për lajmet që qarkullojnë.