Pësojnë gol në minutën e 9 shtesë, lojtarët sulmojnë arbitrin
DURRËS, 9 nëntor 2014 – Ndeshja në futbollin argjentinas mes Lanus dhe Arsenal u mbyll në shifrat 3-2 por çastet e fundit të saj u shndërruan në një arenë të vërtetë gladiatorësh. Arbitri i ndehsjes akordoi 5 minuta shtesë fillimisht por më pas e zgjati takimin edhe katër minuta të tjera dhe në minutën e 9 shtesë skuadra vendase gjeti edhe golin e fitores pas një aksioni të rrëmujshëm. Me të rënë bilbili final futbollistët dhe i gjithë stoli i Arsenal u futën në fushë në tentativë për të sulmuar arbitrin, i cili u desh të mbrohej nga forcat e rendit. Komentatorët argjentinas të ndeshjes e quajtën veprimin e gjyqtarit skandal dhe të çmendur.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Qirinjtë aromatikë shkaktuan zjarrin në banesë, flakët përfshinë dhe apartamentet ngjitur, arrestohen 2 vajza në Tiranë
Fitoi titullin me Interin në sezonin e tij të parë, Chivu: Merita i takon lojtarëve
Aksident në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit
Konflikti në Hormuz, çfarë po ndodh me çmimin e naftës?





