DURRËS, 9 nëntor 2014 –  Teuta ka humbur në fushën e vet ndaj ekipit të Elbasanit, një rezultat i papritur i durrsakëve sidomos pas dy fitoreve rradhazi përpara kësaj ndeshjeje. Traineri i Teutës, Hasan Lika tha se skuadra luajti mirë, krijoi volum loje, por nuk konkretizoi si duhet rastet e krijuara për gol. Sipas Likës, mbrojtja gaboi në të dy rastet e golëve. "Pas dy fitoreve radhazi në kampionat erdhi një humbje që nuk e kishim menduar. Ne kishim besim se do të mernim një rezultat pozitiv, por nuk ia dolëm. E nisëm mirë ndeshjen duke patuyr gjithçka nën kontroll, por paptitur pësuam një gol, të cilin mund ta kishim evituar shumë kollaj. Një pakujdesi në mbrojtje mes R. Hoxhës dhe Rizvanit dhe e pësuam.U përpoqëm me të gjitha mënyrat për të barazuar dhe e kërkuam vazhdimisht golin. Gjatë pjesës së parë pëtëm disa raste, por nuk i shfrytëzuam si duhet. Pjesa e dytë nisi mirë për ne, por krahas volumit të lartë të lojës dhe presingut që ushtruam, nuk mundëm të gjenim hapësira në mbrojtjen e Elbasanit. Hodhëm në sulm katër sulmues, me qëllim që ta kthenim rezultatin në favorin tonë, por lamë hapësira në prapavijë dhe si pasojë e një tjetër pakujdesie erdhi edhe goli i dytë, i cili shoi totalisht shpresat për të marë në rezultat pozitiv. Përveç rezultatit dhe disa pakujdesive në prapavijë, mendoj se skuadra bëri një paraqitje të mirë. Sikurse u pa loja e skuadrës ishte shumë e mirë dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje. Elbasani ka treguar se po zhvillon ndeshje të mira, madje, është mundur minimalisht nga skuadrat e mëdha dhe me shumë vështirësi. Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të përpiqemi të rregullojmë gabimet. Tashmë s'na ngelet gjë tjetër veçse të mendojmë për ndeshjen e radhës", deklaroi Lika.