DURRËS, 8 nëntor 2014– Pas 5 sezonesh me Ferrarin, me të cilën është shpallur tri herë nënkampion i Formula 1, Fernando Alonso do të firmosë me një skuadër të re, e cila do t’I japë mundësinë për të fituar. Sikurse konfirmon spanjollja AS, Alonso ka arritur një marrëveshje me McLaren për një kontratë që do të jetë më e madhja në historinë e Formula 1. Flitet për një bashkëpunim 2 vjecar, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër. Piloti spanjoll do të përfitojë një pagë shumë më të lartë se ajo që merr në Maranello, që si për MClaren ashtu edhe për Hondën, që furnizon me motorë skuadrën britanike, konsiderohet një sforcim ekononim për të shkuar te suksesi. Mbi të gjitha 33-vjecari ka marrë garanci teknike për të patur një makinë kompetitive. Sigurisht që në Formula 1 nuk mund të kesh garanci absolute, por impenjimi dhe fuqia japoneze e motorëve të bën të mendosh se vitin e ardhshëm Alonso do të jetë favorit për të pretenduar titullin botëror.





