Durrës. Spitali: analiza hormonesh, tani edhe për ambulatorët
• Të hënave e të enjteve të gjitha ekzaminimet për pacientët jo të shtruar në spital për TSH, FT3, FT4, Ca 125, Ca 15-3, ferritinemi
DURRËS, 7 nënëtor 2014 – Në laboratorin klinik-biokimik në spitalin rajonal të Durrësit kryhen të paktën 6 ekzaminime hormonale, mes të cilave edhe analizat për tiroiden dhe kancerin e gjirit.
Tashmë këto analiza hormonale do të jenë të mundura jo vetëm për pacientët e hospitalizuar, por edhe për ata ambulatorë, njoftoi spitali rajonal i Durrësit.
Të gjitha këto ekzaminime laboratorike për pacientët jo të shtruar në spital do të bëhen ditën e hënë dhe të enjte.
Për pacientët ambulatorë këto ekzaminime do të përshkruhen vetëm nga mjeku specialist pas konsultave në spitalin rajonal dhe në poliklinikën e specialiteteve.
Analizat hormonale që bëhen: TSH, FT3, FT4, Ca 125, Ca 15-3, ferritinemi.
Info
Laboratori klinik- biokimik është njësi e rëndësishme funksionale me rëndësi në aktivitetin ekzaminues, diagnostikues dhe trajtimin e patologjive të ndryshme. Aktiviteti i brendshëm i laboratorit konsiston në një gamë prej 77 ekzaminimesh klinike dhe biokimike që u përgjigjen shërbimeve të sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë, anestezi-reanimacionit, pediatrisë, maternitetit, urgjencë-pranimit dhe ambulatorëve.
Në këtë laborator kryhen këto analiza: gjak komplet, fibrinogjen, kolesterol, urinë komplet, prova qepari, transaminaza, azotemi, kreatenemi, glikemi, osfaza alkaline, uricemi, proteinë totale, kalcemi, feçe, gjak kult.
Së fundmi me futjen e aparaturave të reja të Cell-counter dhe fotometrisë realizimi i ekzaminimeve ngrihet në një nivel më cilësor.
Futja e një analizatori bën të mundur kryerjen e ekzaminimeve hormonale në spitalin rajonal Durrës.
/përgatiti: th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





