DURRËS, 7 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftoi se më 6 nëntor 2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj R. R, banues në katund Sukth për një aksident që shkaktoi vetë dhe që për pak personalisht atij sa nuk i mori jetën.
Policia thotë se rreth orës 17.40 të 6 nëntorit 2014, në autostradën Tiranë-Durrës duke drejtuar Benz-in me targa AA 022 JJ, R. R. ka goditur nga prapa mjetin trailer me targë DR 8667 D dhe kokë tërheqëse AA 521 BK, me drejtues Shkëlzen Vocin, 30 vjeç, banues në Koxhas afër Shijakut.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i Benz-it, i cili, pas mjekimeve të marra në spitalin e Durrësit, më pas ka shkuar në spitalin Amerikan Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do t’i duhet të përgjigjet për aksidentin.
Shënim: Fotoja nuk ka të bëjë me ngjarjen e mësipërme, është thjesht ilustrim.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





