DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut njofton se, të premten, më 7 nëntor 2014, rreth orës 6.25 të paradites, në lagjen 1 të qytetit të Durrësit, në Currila, afër skolierës së jahteve (“Porti i Gjermanit”), në breg të detit, ka dalë një kufomë e seksit mashkull rreth 50 vjeç.

Blutë thonë se nuk ka shenja dhune.

Mendohet ndonjë mbytje aksidentale apo vetëvrasje.

Policia nuk ka bërë ende identifikimin.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/