Nga Ilir Seçi
DURRËS, 7 nëntor 2014 – Kur një verior vret – se ia kanë vra babën krejt pa faj dhe dorasi i ka paguar miliona gjykatës së korruptuar për ta shpallë të pafajshëm – shoqëria jonë ngarend me shpallë: “gjakmarrje primitive nga veriorët e pagdhendur.”… Nana e një malësori të tillë, që vret dikë për me marrë gjakun e babës së vrarë kot, nuk ka shans me dalë në konferencë shtypi, krahas kryeministrit shqiptar! Nuk ka gjasë ajo nanë me fitue simpatinë e shqiptarëve nëpërmjet portretizimit që i bën në konferencë shtypi Kryeministri Edi Rama… Ndërsa kur Konstandin Xhuvani,çuni i një deputeteje socialiste, vret katër veta duke bërë masakër, kjo për herë të dytë, pasi bashkë me vrasjen e parë bëhen pesë te vrarë prej tij,s hoqëria jonë nuk përgjithëson!?…
Në të kundërt për mami Luizën, ngjarja paraqitet si një dramë e krejt shoqërisë, shoqëri e telenovelosur që përcjell e përlotur fjalimin e deputetes që dha dorëheqje, ngaqë i biri i saj masakroi katër veta!?…Rrjetet sociale përmbyten nga vërshimet e simpatisë së publikut për aktoren e kthyer ne politikane!?…Mamaja e Kostandinit del me Kryeminstrin në krah në television. Kryeminsitri e ngushëllon publikisht!? Ndërsa e ama e Malësorit të shtërnguem me u ba vrasës prej padrejtësisë, ngujohet në shtëpi e s'di çka i sjell e nesërmja…Nana e malësorit është Nanë vrasësi, Nana e Kostandinit është Nanë krimineli! Ka një dallim te madh në mes të vrasësit dhe kriminelit! Vrasës, njeriun e bajnë rrethanat edhe kundër dëshirës, kurse për kriminel, njeriu zgjedh të bëhet i tillë! Malësori vret se ka një motiv, e ka shty padrejtësia. Kostandini vret se "ashtu ia dha truri"…Megjithatë prapë shoqëria jonë e telenovelosur, Malësorin e portretizon si "gjakmarrës primitiv", pa marrë ne konsideratë faktin se atë e bëri vrasës Drejtësia e korruptuar! E bëri Vrasës gjykatësi që mori ryshfet dhe liroi vrasësin e babës per "mungesë provash"!?…Malësori u shty ne vetëgjyqësi nga Gjykata e korruptuar, ai malësor ështe vrasës, por nuk është kriminel! Kriminelështë Kostandin Xhuvani që vret për herë te dytë…Megjithatë, Kryeministri Rama del në konferencë shtypi në krah të nënës së një krimineli! Nuk kam asnjë problem me daljen e tij ne Konferenca të tilla sa kohë që Edi Rama të dalë ashtu në krah të çdo Nëne shqiptare që fati i keq e sjell të bëhet Nënë krimineli! Nuk ka asnjë ndryshim Luiza Xhuvani nga cilado nënë krimineli në Shqipëri! Luiza Xhuvani nuk krahasohet dot me nanën e nje vrasësi te shtërnguar te bëhet i tillë nga padrejtësia, por ajo është njësoj me çdo tjetër Nënë krimineli! Ajo është e ëma e një krimineli dhe prej kësaj damke nuk ka imunitet as Kryeministër që e shpëton!





