DURRËS, 7 nëntor 2014– Gruaja e këngëtarit të famshëm Adriano Celentano, çdo natë kur bën lutjen përpara gjumit, i kërkon zotit që më mirë të vdesë ajo përpara bashkëshortit. Ishte viti 1964 kur Adriano Celentano martohet me Claudia Morin, për të cilën la të fejuarën Milena Cantù. Çifti u martua në fshehtësi të madhe në kishën e San Franceskos në Grossete. Një histori dashurie që i ka rezistuar kohës dhe vazhdon ende edhe pas 50 vitesh martesë. Bashkëshortja e Celentanos ka rrëfyer në një intervistë televizive, se çdo darkë kur shtrihet dhe bën lutjen, gjëja e parë që i kërkon zotit është se në qoftëse do të mungojë njëri nga ata të dy, shpreson të jetë ajo, sepse nuk duron dot të kundërtën. Fjalë të sinqerta dhe mjaft prekëse, që vërtetojnë se dashuria e tyre është akoma e madhe.
Gruaja e Celentanos: Më mirë të vdes para Adrianos
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sektori i peshkimit në Durrës në kolaps, gjunjëzohet nga çmimi i naftës! (VIDEO)
“Nuk ia fal kurrë” – Robert Berisha rikthen konfliktin me Tunën dhe zbulon prapaskenat familjare
Vrasja e dyfishtë në burgun grek/ 11 persona dalin përpara prokurorit, mes tyre edhe një shqiptar
Zv/kryeministrja Koçiu në Durrës: Të respektojmë dhimbjen! Patjetër që do të merren masa





