Fushë-Krujës nuk i ndahen “llokumet” e tritolit
• Deri në orën 14:15 të 7 nëntorit 2014 blutë në Durrës nuk dhanë asnjë njoftim për shpërthimin e ndodhur 9 orë më parë, merren vetëm me suksese ndaj vjedhësve të dritave
DURRËS, 7 nëntor 2014 – Një shpërthim i fortë që pa dalë drita e mëngjesit e 7 nëntorit 2014 ka zgjuar nga gjumi, jo vetëm banorët e një pallati, por të gjithë qytetin e Fushë-Krujës.
Ndërsa drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë nxiton të hartojë një komunikatë suksesesh në arrestimin e tre vjedhësve në ish-Kënetë të qytetit bregdetar, edhe në njoftimet e orës 13:16 (ndonëse “Dyrrah”-u iu drejtua me pyetje via e-mail) nuk flitet për shpërthimin e lëndës plasëse në Fushë-Krujë.
“Dyrrah”-u ka mësuar nga burime të tjera se rreth orës 4:30 të mëngjesit është vendosur një “llokum” 100 gram tritoli te qepeni i një butiku të ri veshjesh, që dot përurohej së shpejti, në pronësi të biznesmenit Veli Zogu, në qendër të Fushë-Krujës, në lagjen “Punëtori”.
Përveç dëmeve materiale dhe panikut që përfshiu qytetin, nuk ka pasur viktima apo lëndime njerëzish.
Bie në sy fakti që dyqani ndodhet ngjitur me zyrat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) dhe vetëm 200 metra larg komisariatit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dëshmoi sot për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Ilir Meta: Skenar dhe për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…
Panairi “Verë dhe traditë”, 3 ditë rresht në qendër të Durrësit
“Doktor vdekja”, mjeku dënohet me burg përjetë! Helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës





