DURRËS, 7 nëntor 2014– Së shpejti, festimi karakteristik i Miroslav Kloses pas shënimit të një goli nuk do të shihet më në fushat e futbollit, pasi komiteti mjekësor i FIFA-s pritet të nxjerr një rregull të ri që ndalon çdo lloj festimi që rrezikon jetën e futbollistëve. Shkak për marrjen e këtij vendimi u bë vdekja e një futbollisti 23 vjeçar në ligën e Indisë, i cili u dëmtua rëndë në qafë pas festimit me saltro. Kryetari i komitetit mjekësor në FIFA, Michel D’Hooge ka theksuar se pas këtij rasti nuk mund të vazhdohet më me paralajmërime. “Nuk mendojmë se kjo është rruga e duhur”, ka theksuar ai për mediat zvicerane. “Ne kemi bërë gati raportin për të parandaluar këto lloj festimesh që rrezikojnë jetën e futbollistëve, por për të kthyer këtë draft në rregull të shkruar na duhet edhe miratimi i futbollistëve, gjyqtarëve dhe federatave që janë anëtarë të FIFA-s”, ka deklaruar D’Hooghe. Mediat zvicerane theksojnë se ky draft do t’i paraqitet bordit ekzekutiv të federatës ndërkombëtare të futbollit në mbledhjen e ardhshme, e cila pritet të mbahet me 25 nëntor.
Ndalohet kërcimi “Klose”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dëshmoi sot për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Ilir Meta: Skenar dhe për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…
Panairi “Verë dhe traditë”, 3 ditë rresht në qendër të Durrësit
“Doktor vdekja”, mjeku dënohet me burg përjetë! Helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës





