DURRËS, 7 nëntor 2014– Një provokim i legjendës së basketbollit amerikan, Michael Jordan, ka sjellë reagimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Njeriu më i fuqishëm i planetit nuk e ka pritur mirë thumbimin e ish-basketbollistit të Chicago Bulls, I cili është shprehur se Obama është një lojtar golfi shumë i keq dhe se do ta mundte me lehtësi nëse një ditë do të përballeshim me njëri tjetrin. Kjo deklaratë e Jordan, në një moment kur Partia Republikane ka arritur të marrë kontrollin e plotë të kongresit, e ka nervozuar shumë Obamën, që nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet Jordanit. "Nuk ekziston asnjë dyshim për faktin se Michael Jordan është një golfist shumë më i mirë se unë, edhe pse nuk i kemi provuar asnjëherë forcat. Sigurisht që gjatë 15 viteve të fundit nuk kam patur mundësi të luaj 2 herë në ditë. Kam përshtypjen se Michael duhet të mendojë më shumë për Hornets". Në këtë rast me ironi presidenti Obama e drejton gishtin nga skuadra e NBA Charlotte, e cila është në pronësi të Jordan. Në fakt në sfidën e fundit Charlotte arriti të thyente serinë e humbjeve radhazi në sezonin e rregullt të NBA, duke mposhtur Miami Heat 96-89.
Barack Obama vs Michael Jordan, çfarë polemikash!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





