DURRËS, 4 nëntor 2014–  Dj i famshëm Calvin Harris ka bërë një party private tejet luksoze në Puerto Rico. Sipas New York Post, fatura e party-it i ka kapur 800 mijë eurot, ndërsa në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtarja e famshme, Ellie Goulding. Ish-i dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, në vitin 2013 u shpall nga revista “Forbes” DJ. i vitit, duke arkëtuar në llogarinë e tij për 12 muaj, plot 36 milionë euro. 30-vjeçari i njohur ndërkombëtarisht, që pas ndarjes nga Rita Ora ende nuk ka zyrtarizuar asnjë lidhje.