DURRËS, 3 nëntor 2014 –  Instituti “Adriapol”, në bashkëpunim me Universitetin “Marin Barleti”, nën patronazhin e lartë të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, organizojnë më 3 dhe 4 nëntor 2014, Forumin e parë ndërkombëtar në Shqipëri mbi “Qytetin inteligjent” (Smart City) në hotel “Adriatik”, Durrës.

Synimi i forumit është të mbledhë dhe të shkëmbejë ide, dije, përvoja dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të shkrihen me vizionin e qyteteve inteligjente për një zhvillim të qëndrueshëm.

Në ditën e parë, më 3 nëntor ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, që mbajti një fjalim.

Përfaqësues të kabinetit qeveritar shqiptar, ministra të Kosovës, Maqedonisë dhe aktorë të rëndësishëm në fushat përkatëse nga Italia, Anglia, Austria, Holanda e Gjermania, diskutuan bashkërisht për nismat e ardhshme dhe bashkëpunimin për krijimin e qyteteve inteligjente.

Forumi organizon diskutime dhe prezantime rreth gjashtë dimensioneve kryesore që përbëjnë një qytet inteligjent, si: ekonomia inteligjente (turizmi, teknologjitë digjitale të e-business, klasterët etj); njerëz inteligjentë (arsimi, të mësuarit gjatë gjithë jetës, pjesëmarrja në çështjet publike dhe shoqërore, kapaciteti inovativ); qeverisja inteligjente (politika publike, qeverisja, pjesëmarrja aktive e qytetarëve etj); mobiliteti inteligjent (transporti, qasja lokale); mjedisi inteligjent (, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve të i gjelbra); jetesa inteligjente (kujdesi shëndetësor, media sociale, etj).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/