DURRËS, 24 tetor 2014 –  Në muajin shtator 2014 në burgun e Durrësit vuajnë dënimin vetëm 29 shtetas nga 2 361 të tillë në krejt sistemin penintenciar të vendit.

“Dyrrah”-u ka siguruar statistikat zyrtare mbi gjendjen dhe ndarjen e të dënuarve (mosha / vepra penale /masa e dënimit) për muajin shtator 2014, hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal (IEVP) Durrës është krijuar në korrik të vitit 2007, ku trajtohen të paraburgosur dhe të dënuar me vendim të formës së prerë.

Sipas statistikës zyrtare në muajin shtator 2014 në këtë IEVP ndodheshin 29 të dënuar ose 1,2 për qind e totalit në shkallë vendi, përveç 305 të paraburgosurve.

Në IEVP-në bregdetare nuk ka asnjë të dënuar të moshave 14-18 vjeç, por janë nga 1 të moshës 70-80 dhe 60-70 vjeç.

Por pjesën dërmuese, 8 të dënuar, e zë mosha 30-40 vjeç, 7 mosha 40-50 vjeç dhe 6 mosha 25-30 vjeç.

Në strukturën e krimeve për të cilët janë dënuar janë vrasjet me 19 raste (65.5 për qind e totalit), pastaj marrëdhëniet seksuale me dhunë me 5 të dënuar; 3 për drogë.

Në burgun e Durrësit 17 dënuar (58,6 për qind) do të vuajnë periudhë kohore 5-15 vjet, ndërkohë që nuk ka asnjë me burgim të përjetshëm apo me më pak se 1-2 vjet; por janë dy me 20-25 vjet.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/