DURRËS, 23 tetor 2014– Nuk ka ende një vendim dhe sot pritet zyrtarisht që UEFA të shpalosë një verdikt për ndeshjen, pra nëse do t’i jepet si fitore në tavolinë njërës prej skuadrave, Shqipërisë ose Serbisë, apo do të ketë përsëritje të ndeshjes. Opsionet janë të hapura, madje dhe ajo e penalizmit dhe përjashtimit të të dy federatave nga gara për Euro-2016. Natyrisht shanset më së shumti janë që Shqipëria të përfitojë tri pikët në tavolinë, por nuk përjashtohet dhe e kundërta në favor të palës serbe dhe duket e në vendimin e UEFA-s po ndërhyn drejtpërdrejt politika e Bashkimit Europian, nisur nga problematika që kanë dy vendet në këto momente. Ka një ankth të shtuar tek palët, pasi ka pasiguri, ndërkohë që UEFA, si kurrë më parë është vënë në pozitë të vështirë për marrjen e vendimit. Ajo që duhet thënë është se dosja e palës shqiptare, mbrojtur nga dy studio mjaft të forta ligjore dhe me një material mbi 100 faqe me prova e fakte, duket realisht se kanë tronditur themelet e UEFA-s, e cila ndodhet para rrezikut të një precedenti që mund të shkaktojë plagë të rënda në futbollin europian e botëror. Situata Vendimi në lidhje me incidentet në takimin e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, me shumë gjasa do të jepet këtë të premten. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, duhet të merrte një vendim gjatë ditës, për këtë çështje, por sipas burimeve mediatike vendimi do të shtyhet për ditën e premte. Arsyeja kryesore e kësaj shlyerje lidhet me dosjet voluminoze që janë paraqitur nga palët, sidomos nga ajo shqiptare. Dhe anëtarët e Komisionit të Disiplinës kërkojnë të mos nxitohen në marrjen e një vendimi duke dashur të shqyrtojnë deri në detaje çdo provë të re që i është ofruar në materialet e përgatitura nga Federatat respektive. FSHF nga ana e saj kërkon tre pikët në tavolinë, por dhe pala serbe pretendon të njëjtën gjë, dhe pse ditët e fundit ka pasur një ftohje nga ana e FSF por dhe mediave serbe për një vendim të tillë në favor të tyre. Pala shqiptare do të përpiqet të mbështesë mbrojtjen e saj në dështimin e palës serbe për organizimin e ndeshjes, një pikë shumë e rëndësishme që tregohet qartë dhe nga pamjet, në hyrjen e tifozëve në fushë dhe goditja e futbollistëve tanë, jo vetëm prej tyre por dhe prej forcave të sigurisë. Gjithashtu FSHF do të përpiqet të vërtetojë dhe koret raciste në fillim të ndeshjes, vërshëllimin e himnit tonë kombëtar dhe flamujt me mesazh me karakter racist, ndërkohë nga ana e saj pala serbe, do të përpiqet të mbështesë akuzat te hyrja e dronit në stadium, por dhe te refuzimi i kombëtares shqiptare për t’u rikthyer në fushë. FSHF ndërkohë bëri të ditur një ditë më parë, se është e gatshme ta çojë çështjen në rast të një vendimi jo të përshtatshëm për palën tonë dhe në gjykatën e arbitrazhit sportiv. Komisioni i Disiplinës të UEFA-s, që pritet të japë një vendim përbëhet nga nëntë anëtarë, me kryetar austriakun, Tomas Partl, dhe zv.kryetar zviceranin, Antenen, hungarezin, Berzi dhe danezin Hansen. Para pak ditësh, një prej anëtarëve të këtij komisioni, Rudolf Repka deklaroi se me shumë gjasa mund të jepet një vendim në lidhje me ndeshjen ndërsa penalitetet për federatat dhe lojtarët mund të bëhen të ditura në ditët në vazhdim, duke qenë se nevojitet pak më shumë kohë.
UEFA shtyn vendimin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





