Durrës, 24 Tetor 2014 – Komisioni Disiplinor i UEFA-s, duket se e ka marrë vendimin e tij përfundimtar, pas diskutimeve të gjata në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42. 

Shqipëria nuk ka marre vendimin qe priste nga komisioni i disiplinës së UEFA-s. Burime nga UEFA konfirmojnë se Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë dhe 3 pikë i shkojnë Serbisë. Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t’i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Mësohet se të dyja federatat janë gjobitur me nga 100 mijë euro. 

D.B Agjencia e Lajmeve Dyrrah