DURRËS, 23 tetor 2014–  Njëra ndër kartëmonedhat më të njohura në botë është: njëdollarëshi amerikan. Pas tij fshihen disa kode dhe mesazhe të fshehta të cilat janë jashtë kontrollit tonë të ndërgjegjshëm. "One Dollar", siç quhet zakonisht, u miratua për herë të parë gjatë presidencës së George Ëashington, në vitin 1794. Kjo shpjegon pse njëra anë e kartëmonedhës – paraqet shëmbëlltyrën e tij si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. George Ëashington mbikqyri ndërtimin e "Shtëpisë së Bardhë" dhe ka pasur lidhje shumë të ngushta me masonët e kohës. Zyrtarisht, George Ëashington u zgjodh më 30 prill 1789, por ajo që pak e dinë është se ky emërim u dëshirua fuqimisht nga Mjeshtri i Madh (mason) në Nju Jork, aq sa dhe betimi presidencial u bë mbi "Biblën e shenjtë" të masonerisë. Në të djathtë të George Ëashington, shfaqet një rreth me ngjyrë të gjelbër që përfaqëson simbolin e Departamentit të Thesarit dhe një datë: 1789. Data nënkupton lindjen e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, por përkon edhe me Revolucionin Francez, "një revolucion ku masonët – kanë kontribuar në përgatitjen e intelektualëve  dhe kanë luajtur një rol vendimtar në trazirat e tij". Logoja e “One Dollar”-it po t’i nënshtrohet një vëzhgimi më të kujdesshëm, është e mbushur me simbole masonike: 'mburojë', 'peshore', 'çelës', 'trembëdhjetë. Gjithashtu te kjo kartëmonedhë dallojmë një  shpend” le të themi simbolin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: shqiponja romake. Ky status e ka bërë patjetër simbolin më të zakonshëm në logot dhe simbolet e qeverisë. Pa nënvlerësuar të tjerat, shqiponja për natyrën e saj, është ndoshta më "afër" me Perëndinë se çdo kafshë tjetër. Atëherë, kuptimi i saj, pa dyshim është "hyjnor". Në fakt, ajo fluturon lart, duke prekur qiellin, shikon gjithçka dhe të gjithë. Asgjë nuk i shpëton nga lartësitë ku ndodhet.

Në kartëmonedhën njëdollarëshe, shqiponja mban në sqepin e saj një shirit me mbishkrimin latin "E pluribus unum" (nga shumë, vetëm një), i përbërë nga "trembëdhjetë" karaktere, që do të thotë "nga shumë një." Numri "Trembëdhjetë" vihet re disa herë në kartëmonedhë:

Shigjetat që shqiponja mban në kthetrat e këmbës së djathtë;

– Gjethet e degës në këmbën e majtë;

– Vija e mburojës që mbulon trupin;

– Yjet mbi kryet e shqiponjës (të cilat së bashku formojnë një yll me gjashtë cepa)

– Shkallët e piramidës së pushtetit;

– Shkronjat e fjalëve "E pluribus unum";

– Fraza e shkruar "Annuit Coeptis" (favorizohen përpjekjet);

Brenda rrethit një piramidë – apo piramidë e prerë – me bazë katrore dhe një sy në krye. Një simbol interesant, intrigues dhe me rëndësi të madhe: ai është "Delta Drita", i cili nga dashamirët e konspiracionit quhet: " Syri që sheh gjithçka" apo dhe  "Piramida e kontrollit".

Shumë interesant është fakti që piramida ka "trembëdhjetë" hapa, simbol – për disa – "i shtegut të rosikrucantëve iniciatorë" [6], baza e të cilit është gdhendur me datën "MDCCLXXVI" që është 1776, viti i themelimit të Shteteve të Bashkuara, por edhe vit i lindjes së " Urdhrit të Illuminatit", shoqëri sekrete e themeluar më 1 maj nga Adam Weisshaupt, Profesor i Drejtësisë, Universiteti i Jezuitëve në Bavari. Një tjetër simbol kurioz është "flutura" në këmbët e piramidës. Për grekët, fjala "shpirt" do të thotë gjithashtu "flutur”.  Pra piramida nështron "shpirtin që është në bazë. Çelësi" te kjo kartëmonedhë nuk është asgjë më shumë se sa dija ezoterike – rogorozisht gnostike – ndërsa peshorja do të thotë ekuilibër mes forcave kundërshtare. Simbolet janë të njohura universalisht në botën e masonerisë! Nëse spostohemi në të majtë të tij, pra (njëdollarëshit), do të gjejmë logon e Rezervës Federale (Federal Reserve Banka e Çikagos, Illinois). Me syrin e stërvitur ezoterik do të vërejmë gërmën kapitale “G” brenda rrethit, gërmë kj e përhapur në Masoneri deri në pikën që konsiderohet, si një nga simbolet më të rëndësishme.  Cila është rëndësia e saj? Ka kaq shumë interpretime sa është e vështirë për të integruar kuptimin e saj të vërtetë, të paktën për ata që nuk kanë filluar 'mësimet e fshehura' të fjalëve: "gnosis" (njohuri), "geometria" (arti i shenjtë i "ndërtimit"), “God” "Zoti" në gjuhën angleze, "Gjenerim", etj.

Vijojmë me numrin 13 (Krishti + 12 apostujt) në traditën e krishterë, është konsideruar si numri i hierarkisë infernale. Disa dijetarë të alfabetit të hebraishtes mendojnë se "trembëdhjeta" është simbol i vdekjes dhe shkatërrimit. Sipas studiuesve të tjerë, trembëdhjetë ", është numri i pranisë së vazhdueshme kozmike, si dhe  numri i" transportit "e" fluturimit "." Ç’do të thotë kjo? "praktikisht, përmes këtij numri, kësaj kartëmonedhe i është dhënë pulsimi i një lëvizjeje universale," që "vazhdon, kalon dhe qëndron në përjetësi." Konfirmimi i deklaratës të fundit, domethënë, "lëvizja që vazhdon," qëndron në faktin se dollari është definitivisht kartmonedha që qarkullon më shumë në botë dhe prej një kohe të gjatë.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/