DURRËS, 23 tetor 2014– Në fushë Borusia e Dortmundit shkëlqeu duke fituar 4-0 në transfertë me Gallatasarajin, por për tifozët e verdhezinjve, udhëtimi në Stamboll nuk ishte aq i lumtur. Fansat gjermanë u sulmuan në një rrugë të kryeqytetit nga ana e tifozëve të Gallatasarajit, duke u goditur me sende të forta, sic tregon dhe një video e publikuar nga ana e gjermanëve, Bild. Dy tifozë verdhezinj mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, por për fat rezultoi se nuk ishin në rrezik për jetën. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja gjermane, mendohet se tifozët e Gallatasarajit i kishin zënë pritë atyre të Dortmundit në një rrugicë në afërsi të stadiumit. Tifozët gjermanë deklaruan se forcat e rendit nuk ndërhynë për t’i mbrojtur ndërsa klubi verdhezi gjithashtu do të përpilojë një notë ankese për sendet e forta të hedhura në fushë nga ana e tifozëve turq gjatë zhvillimit të ndeshjes. Me suksesin ndaj Gallatasarajit, Borusia e Dortmundit kryeson grupin e saj në Champions me 9 pikë.
Tifozët e Dortmundit sulmohen në Stamboll
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





