Durrës, 12 tetor 2014 – Përmbytjet katastrofale të ditëve të fundit në Gjenovë u ofruan mediave italiane shembuj për shqiptarët hajdutë, që vjedhin duke shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore si edhe shqiptarët njerëz solidarë, që ndihmojnë miqtë italianë, kur këta të fundit janë në vështirësi.
Ndër katër persona të arrestuar në Gjenovë për vjedhje dyqanesh të përmbytura, dy ishin shqiptarë dhe dy rumunë.
Nga ana tjetër kemi shembullin e tre vëllezërve lezhjanë Djala. Flamur Djala gjatë përmbytjes katastrofike të Gjenovës në 4 nëntorit 2011 humbi bashkëshorten, Shpresën 29 vjecare, vajzën 9 vjecare Xhojën dhe Janisën foshnje vetëm 11 muajshe.
Të tre vëllezërve ju përmbytën edhe magazina së bashku me tre automjete. Në tetor të këtij viti, thuajse tre vjetpas tragjedisë ata morrën një dëmshpërblim prej vetëm 6 000 eurosh nga komuna dhe asgjë tjetër.
Vëllezërti Djala mbërritën në Itali në vitin 1997 dhe sëbashku punuan fort, të shtunave e të djelave për të kursyer aq para sa për të hapur një firmë të vogël artizanati. Vëllezërve përmbytja e vitit 2011 u shkatërroi djersën e viteve e viteve punë, ndërsa Flamurin e fiku fare duke i marrë gruan dhe dy fëmijët.
Këto ditë, kur Gjenova është përsëri nën ujë e nën baltë, vëllezërit Djala me kamioncinën e tyre po i bien cep e më cep qytetit për të ndihmuar miq e shokë italianë, që janë në hall, që i ka pëmbytur uji dhe që i ka mbuluar balta.
Krahas tre vëllezërve shqiptarë në Gjenovë janë krijuar grupe të rinjsh vullnetarë, që të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale po luftojnë me pasojat e përmbytjes. Gjenovezët me dashuri u kanë vënë epitetin “ëngjëjt e baltës”.
Flamuri duke i treguar me gisht grupin e të rinjve vullnetarë i thotë gazetarit italian Marko Graso: I shikon sesa fort punojnë? I shikon sesi u hanë duart për punë dhe politkanët tuaj thonë, që rinia italiane ndryshe nga etërit dhe gjyshërit e tyre nuk e ka më qef punën.
Gazetari italian e mbyll reportazhin për Gazetën “ Il Secolo XIX” me shprehjen të tillë janë vëllezërit Djala, Albanesi brava gente (shqiptarët njerëz për së mbari).
/Gj.Th Agjencia e Lajmve Dyrrah/





