DURRËS, 12 tetor 2014 –  Durrësi mbulon trashëgiminë kulturore, jo vetëm në rrethin bregdetar, por edhe në Kavajë, Tiranë, Elbasan, Peqin.

MURET E KALASË

Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare e Durrësit (DRKK) njofton se ka përfunduar restaurimi i mureve rrethuese të qytetit të Durrësit, deri sa u vendosen koshat e grumbullimit te mbeturinave.

KAVAJA

Muzeu Etnografik në Kavajë, monument i kategorisë së parë, po u nënshtrohet disa punimeve mirëmbajtjeje. Këto ndërhyrje që po kryhen, ishin të nevojshme pasi, me kalimin e kohës, ndërtesa ka pësuar amortizime.

Të gjitha punimet po kryen nga një firmë restauruese e licencuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Ky monument është një nga monumentet më të vizituar në qytetin e Kavajës, pasi ndodhet Muzeu Etnografik i Kulturës Popullore.

SHKUMBINI

Në kuadër të kartelizimit elektronik të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, specialistët e DRKK Durrës po vizitojnë një nga një të gjithë monumentet që ka nën juridiksion.

Ura e Topçiasit mbi Shkumbin, në Elbasan, që i shërbente rrugës, e cila fillonte nga Apolonia për t’u lidhur me rrugën Egnatia, është inspektuar ditët e fundit.

Këtu kemi të bëjmë me një urë druri, me shtresë dërrasash, mbi këmbë me mur guri.

Urat e drurit janë më të hershmet se urat e gurit.

Këmbët e urës kanë hapësirë 12 metra njëra nga tjetra, janë ndërtuar me mur guri. Ura përbëhet nga trungu, brendësia e murit është punuar me gurë lumi, me derdhje llaçi të shumtë. Këmbët kanë qenë të lidhura ndërmjet tyre me trarë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/