11 tetor 2014 – Një aksident i shkaktuar nga aktori i humorit Albano Bogdo i “Apartamentit 2XL”, ka sjellë dënimin me tre muaj burg. Për shkak të pranimit të fajit, ky vendim është pezulluar, duke e lënë të lirë aktorin mjaft të dashur për publikun shqiptar.
Albano Bogdo u kap nga policia pas shkaktimit të një aksidenti dhe rezultoi se po drejtonte makinën me leje të posaçme. Ai shkaktoi një aksident te “Tirana e Re” më 18 shkurt, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin 3 muaj burg më 1 tetor.
Raportohet se pasi 27-vjeçari ka pranuar fajin, vendimi për dënimin me 3 muaj burg është pezulluar, duke i dhënë masën “pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë” në bazë të nenit 59 të Kodit Penal.





