11 tetor 2014 – Finacierët italianë dhe doganierët e Portit të Barit, ushtruan kontroll fizik mbi një veturë Citroen C4 me targa franceze me shofere një bukuroshe franceze, 29 vjecare. Makina sapo kishte zbritur nga trageti dhe kontrolli në të u ushtrua pas një informacioni paraprak. Informacioni rezultoi i saktë, sepse u gjetën 21 pako me heroinë puro të fshehura në një vend të posacëm në sediljen e pasme të Citroenit.

Droga peshonte 11 Kg. dhe sipas cmimit të shitjes me pakicë kushton 800 000 euro. Francezja u arrestua në kushtet e flagrancës duke u dërguar në Burgun e Barit.

Narkotrafikantëve shqiptarë qeflinj nuk po u hecën fati fare me korrieret bukuroshe. Vetëm katër ditë më parë u kap po në Portin e Barit një bukuroshe serbe me 21, 390 Kg. heroinë, sapo zbriti nga Trageti Claudia i Linjës Bari-Durrës.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/