11 tetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Verbanias (Rajoni i Piemontit) në kuadrin e Operacionit “Free Time”, Koha e lirë arrestuan tre hajdutë shqiptarë.
U prangosën: Emiljano Merdhoci i lindur në 2 dhjetor 1997, Bledar Cami i lindur në 4 shkurt 1988 dhe Kastriot Ndoja, i lindur në 10 mars 1981. Ata kishin vjedhur disa banesa e vila në qytezat e Verbanias, Domos dhe Ghiffas. Ata vidhinin krahas sendeve me vlerë e parave edhe vetura kryesisht të markës Mercedes-Benz
Në dy raste policia kishte arritur t’i gjente veturat në sajë të pajisjes satelitare kundra vjedhjes, por pa mundur të arrestonte hajdutët. Vjedhjen e fundit e kryen në qytezën e Senagos.
Karabinierët pasi identifikuan si pjesëmarrës të bandës Kastrito Ndojën, emigrant me leje qëndrimi të rregullt në Itali, arritën të gjejnë edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Tre të arrestuarit u dërguna në Burgun e Bergamos dhe atë të San Vittores në Milano.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





