DURRËS, 11 tetor 2014 –  Gjatë ditës së djeshme, në farmaci “Firdeus” u zhvillua eventi promocional “Të njohim dhe të kujdesemi sa më mirë për flokun dhe lëkurën tonë”. Farmacistja dhe ideatorja e eventit, zonja Drilona Tafaj u prononcua për Portalin “Dyrrah”.

 Zonja Drilona, ku konsistoi eventi i sotëm?

Ky event u realizua në sajë të bashkëpunimit serioz ndërmjet farmaci “Firdeus” dhe “Rought”, njërës prej firmave më prestigjoze dermo-kozmetike italiane. Gjatë këtij eventi u realizuan vizita falas për përcaktimin e tipit të flokut, të lëkurës, si dhe trajtim e këshillim i personalizuar gratis, për të gjitha pacientet e interesuara.

Si ju lindi kjo ide, e cila është vërtet për t’u përgëzuar?

  Jo të gjithë kanë mundësi të kryejnë një vizitë të specializuar për të njohur me saktësi tipin e lëkurës dhe flokut të tyre, apo të përkujdesen ashtu siç vetë lëkura dhe floku do ta kërkonin.Ky ishte një shans shumë i mirë, në ndihmë të shqetësimeve që mbartin zonjat dhe zonjushat, në lidhje me këtë çështje. Përfitoj nga Portali juaj të falenderoj konsulenten dermokozmetike të specializuar nga” Rought, zonjën Lisena Kalaj e cila kreu vizitat me shumë përkushtim dhe seriozitet, përgjatë gjithë ditës.

Sa vizita u realizuan dhe a ishte e vlefshme si eksperiencë?

Sot u realizuan mbi 35 vizita të shoqëruara me trajtime dhe këshilla të vlefshme. Ishte një eksperiencë që kënaqi shumë paciente. Më në fund, ato mundën të merrnin përgjigje profesionale, në lidhje me problemet e tyre me flokun apo lëkurën. Sigurisht, kjo mundësi  shërbeu që ato të informoheshin dhe ndërgjegjësoheshin për mënyrën se si duhet t’i trajtojnë e mirëmbajnë, duke u mbështetur në kërkesa specifike. Fushata të tilla sensibilizuese janë të domosdoshme për të gjitha grupmoshat.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/