DURRËS, 10 tetor 2014– Përgjatë ditës së sotme në ambjentet e farmacisë “Firdeus” u zhvillua një event promocional, gjatë të cilit shumë qytetarë durrsakë përfituan konsulta dhe vizita falas nga mjekë specialistë. Kështu të interesuarit patën mundësi të testonin përmes aparaturave bashkëkohore, tipin e lëkurës dhe të flokut të tyre. Kjo nismë u shërben të gjithëve, sepse flokët dhe lëkura janë pjesët më të rëndësishme të pamjes. Ndaj dhe kujdesi për to, nuk është kurrë i mjaftueshëm.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





