DURRËS, 10 tetor 2014– “Padrejtësia” e parë që na bëhet sa lindim, është emri.Askush nuk na pyet a na pëlqen apo jo. Teori të caktuara pretendojnë se ai dekodifikon personalitetin e atij që e mban, ose shërben si ogur i mirë për fëmijën e sapoardhur dhe familjen që e pret me gëzim.Kohët e fundit është vënë re një fenomen – shumë vajza të vogla po quhen Aria (Arya me prejardhje nga gjuha sanskrite), kryesisht në Shqipëri dhe Itali. Në fakt, shumëkush e përkthen “ajër” nga italishtja, teksa në sanskritisht do të thotë “fisnik”. E cila është ajo nënë që s’dëshiron, t’i bëhet fëmija fisnik?! Këtë emër e kanë zgjedhur për vogëlushet e tyre, personazhe të njohura të artit shqiptar si këngëtaret Eneda Tarifa e Jehona Sopi apo aktorja e bukur italiane Micol Olivieri.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/