DURRËS, 10 tetor 2014– Dy marokenë dhe një shqiptar 29 vjeçar sulmuan një torinez 22 vjecar në Bulevardin “ Regina Margherita”, në qendër të Torinos. Pasi e goditën me shishe i grabitën celularin. Kalimtarët lajmëruan policinë me telefon. Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme. Tre grabitësit u arrestuan. Policia iu gjeti  celularin e  sapo grabitur, një sasi të vogël lënde narkotike dhe një navigator satelitar, po ashtu i vjedhur. Celulari iu kthye viktimës, ndërsa tre grabitësit u dërguan në Burgun e Torinos. Polica italiane ka bërë publike foton, por jo emrat e tre grabitësve.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/