DURRËS, 10 tetor 2014 – Shtypi i ditës

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor;

·         “Raporti sekret, dosja e SHISH, emrat e deputetëve që u përgjuan”.

 

Tituj të tjerë janë;

·         “Sondazhi i PS për Bashkinë e Tiranës, batutat e Kodhelit dhe Majkos në Parlament”.

·         “Meta: Jam më shumë se mirë me shëndet, gjyshi im jetoi 110 vjet”.

·         “Llalla e shkarkon, Hajdari kërkon mbrojtje”.

 

 

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor;

·         “Emrat, ja kë përgjoi Berisha. SHISH regjistroi bisedat e kërkuara nga ish-Kryeministri, Llalla i miratoi”.

Tituj të tjerë janë;

·         “Ilir Meta: Doktori është i apasionuar pas përgjimeve”.

·         “Këshilli kombëtar u manipulua, Mziu: Votova 4 herë”.

·         “Prokurori, shkarkohet Shkëlqim Hajdari, çon raport sekret te Nishani dhe Rama”.

 

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor:

·         “Zbulohet raporti sekret i SHISH. Rama, Meta, Basha dhe 28 deputetë nën përgjim”.

Tituj të tjerë janë;

·         “71 votat PS+PDIU, Meta: Me apo pa Spartak Brahon?”.

·         “Vjedhja e Bankës ndahet në 3 dosje, Fullani dhe Golemi do të hetohen veç”.

·         “Shkarkohet Shkëlqim Hajdari: Llalla u përfshi direkt në incidentin tim”.

·         “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Lista, bisedat e politikanëve zbardhen nga Shërbimi Informativ. Meta: U përgjova? Kënaqësi për mua”.

Tituj të tjerë janë;

·         “Shkarkohet kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari: Llalla më goditi”.

·         “Këshilli i Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi: Të huaj? Si këshilltarë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor:

·         “Myslimanë e të krishterë tek themelet e Xhamisë. Edi Rama: Në nëntor të gjithë krerët e komuniteteve fetare, të jemi bashkë për të vendosur gurin e themelit në Xhaminë e Re në Tiranë”.

Tituj të tjerë janë;

·         “Ja emrat e vërtetë të përgjuar pa vendim gjykate nga SHISH”.

·         “Ministria e Mbrojtjes: E vërteta e “bombave” dje në Durrës”.

·         “Ilir Meta: I ngjaj gjyshit, do jetoj 110 vjet” .