Durrës, 09 Tetor 2014 – Një jaht me turistë ka ngecur mbrëmjen e sotme në cektinë në batlla të Durrësit
Me të dhënë alarmin, në ndihmë të jahtit, ku ndodhej një çift gjerman shkoi roja bregdetare e Durrësit, por edhe ata pësuan të njëjtin fat, duke ngecur në cektinë.
Tentativën e dytë për t’i shpëtuar e ka ndërmarrë policia kufitare. Është mundur të shpëtohet çifti si dhe ekuipazhi i anijes së rojes bregdetare.
Ndërkohë që si pasojë e errësirës është pezulluar nxjerrja e jahtit dhe anijes nga cekëtina.
Ndërsa turistët gjermanë janë transportur me skaf drejt një hoteli në Durrës.
(BW)





