TIRANE, 9 tetor 2014 – Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha. 
Janë 25 deputetë të maxhorancës së sotshme, atëherë në opozitë, që rezultojnë të jenë si të përgjuar në arkivin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka zbardhur sot detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. Në emision janë zbuluar disa nga të dhënat e raportit, ku përfshihen datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve që kanë qenë nën survejim. 

Sipas të dhënave të transmetuara në “Opinion”, politikanët e përgjuar janë: 

  1. Edi Rama

  2. Ilir Meta

  3. Saimir Tahiri

  4. Erjon Veliaj

  5. Lulzim Basha

  6. Astrit Patozi 

  7. Ilir Rusmajli

  8. Sokol Olldashi

  9. Tom Doshi

  10. Armando Prenga

  11. Paulin Stërkaj

  12. Pjerin Ndreu

  13. Taulant Balla

  14. Ben Blushi

  15. Besnik Bare 

  16. Ilir Beqaj

  17. Mark Frroku

  18. Vangjel Dule

  19. Vasil Bollano 

Gjatë emisionit të sotëm është zbuluar edhe një pjesë e bisedës mes Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së dhe Vasil Bollanos. Këta të fundit janë përgjuar para marrëveshjes zgjedhore të Ramës e Metës.

Gjithsesi, mësohet se raporti shprehet se përgjimi nuk ka qenë i qëllimshëm për ta, por se kanë rënë pre e aparaturës, në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi. 

Politikanët janë përgjuar indirekt ndërsa disa gazetarë janë përgjuar në mënyrë direkte. Emrat e gazetarëve të përgjuar nuk janë publikuar ende. 

(vijon)