· Konstatohen shkelje dhe pabarazi në prokurime publike
· Fukarallëku sjell “sherr”: për 26 mijë euro hynë në garë 6 firma dhe për 22 mijë euro u paraqitën 15 ofertues
DURRËS, 9 tetor 2014 – Komisioni i Prokurimit Publik pranë Kryeministrisë u ka dhënë të drejtë dy bizneseve në ankimet për prokurime publike, duke urdhëruar përsëritjen e tyre, atë për rojat private dhe tjetrin mbi mbikëqyrje punimesh.
Bie në sy fakti se bëhet sherr për fonde relativisht modeste, ku për 26 mijë euro të rojave të hekurudhës konkurruan 6 operatorë ekonomikë dhe për 22 mijë euro të bashkisë për supervizim punimesh konkurruan 15 firma.
“Shinat” diskriminojnë firmat e rojave
Pranë Komisionit të Prokurimit Publik është kërkuar shfuqizimi i vendimit pёr shkualifikimin e operatorit ekonomik “Toni Security” shpk nga procedura e prokurimit për sigurimin me SHRSF (shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike) pёr zonёn Durrёs, me fond limit 3 694104 lekë (26 768 euro), zhvilluar mё 5 qershor 2014 nga Hekurudha Shqiptare sha.
6 firmat pjesëmarrëse në tender janë njoftuar elektronikisht pёr klasifikimin e ofertave mё 25 qershor 2014, ku janë kualifikuar të gjashtat.
Por, si rezultat i ankesave të paraqitura më 21 gusht 2014 drejtoria e përgjithshme ekzekutive e hekurudhave Në Durrës ka bërë rivlerësimin e ofertave dhe ofertuesit janë njoftuar elektronikisht se janë shkualifikuar 3 prej firmave (mes tyre “Toni Security” shpk) dhe mbetën në “lojë” 3 të tjerat.
Më 23 gusht 2014 “Toni Security” shpk ka paraqitur ankesë pranë HSH-së, duke kundërshtuar shkualifikimin e tij.
Më datën 28 gusht 2014 “shinat” i kthejnë përgjigje duke hedhur poshtë ankesën.
Më datën 4 shtator 2014 “Toni Security” shpk ka paraqitur ankesë pranë Komisionit tё Prokurimit Publik në Qeveri.
Ky i fundit, pasi shkelje dhe diskriminim firmash nga ana e HSH-së, pranoi pretendimet e “Toni Security” shpk, duke urdhëruar anulimin e procedurës së prokurimit dhe kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori ekonomik.
“QEVERIA” BREGDETARE ME SHKELJE
Po ashtu, Komisioni i Prokurimit Publik shqyrtoi ankesën për shfuqizimin e vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave në lidhje me shkualifikimin e firmës “Novatech Studio” shpk në tenderin e mbikëqyrjes së punimeve për ndërtimin e rrugës së re paralel me murin e portit, me fond limit 3 086 228 lekë (22 mijë euro), zhvilluar mё 15 gusht 2014, nga bashkia e Durrësit.
Është interesant fakti se për 22 mijë euro kanë konkurruar 15 firma.
Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH) përkatësisht:
Më 22 gusht 2014 operatori ekonomik “Novatech Studio” shpk është njoftuar elektronikisht për klasifikimin e ofertave si dhe shkualifikimin e tij për formularët e listëpagesave të gjashtë muajve të fundit.
Më 29 gusht 2014 “Novatech Studio” shpk ka paraqitur ankesë pranë Bashkisë.
Më 1 shtator 2014 bashkia ka hedhur poshtë ankesën.
Më 10 shtator 2014, “Novatech Studio” shpk. ka paraqitur ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik.
Më 17 shtator 2014 bashkia ka depozituar në Komisionin e Prokurimit Publik informacionin mbi ankesën e “Novatech Studio” shpk.
Por Komisioni i Prokurimit Publik, jo vetëm ka pranuar ankesën e paraqitur nga firma, por ka vendosur anulimin e vendimit të “qeverisë” bregdetare, duke i kërkuar korrigjimin e shkeljeve të konstatuara, kualifikimin e ankuesit si dhe kthimin e tarifës financiare të paguar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





