DURRËS, 9 tetor 2014 – Është diagnostikuar në janar me kancer në tru. Mjekët i kanë dhënë Brittany Maynard-it vetëm 6 muaj jetë. Kështu që 29-vjeçarja e ka vendosur: vetëvrasje e asistuar. Do të vdesë më 1 nëntor, në Oregon, një nga pesë shtetet amerikane (që i ofron të sëmurëve terminal mundësinë qët’u japin fund dhembjeve e vuajtjeve); pasi të ketë festuar datëlindjen e bashkëshortit të saj. “Nuk dua të vdes, por po vdes, dhe dua ta bëj sipas kushteve të mia, me dinjitet”, ka thënë 29-vjeçarja para mediave amerikane.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





