DURRËS, 9 TETOR 2014– Trekëndëshi i Bermudeve nuk është i vetmi trekëndësh famëkeq i vdekjes. Ai ndodhet dhe në Itali, në provincën e Campania-s dhe përbëhet prej komunave të Acerra-s, Nola-s dhe Marigliano-s. Trekëndëshi i vdekjes (italisht: Triangolo della morte). Rajoni ka përjetuar kohët e fundit, një rritje të numrit të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri dhe sëmundje të tjera që tejkalojnë mesataren kombëtare italiane. Rritja e vdekshmërisë nga kanceri mendohet të jetë shkaktuar kryesisht nga ndotja dhe asgjësimi i mbeturinave të paligjshme nga ana e organizatës kriminale Kamorra.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





