DURRËS, 9 tetor 2014 –  “Asnjë prej homologëve evropianë të Ramës nuk shkon në një kantier ndërtimi pa pasur minimalisht në kokë një kasketë mbrojtëse”, gazeta on-line “Express” e Prishtinës e ka parë nga një këndvështrim tjetër inspektimin e shefit të Ekzekutivit të Tiranës në mbikalimin e Shkozetit më 8 tetor 2014.

Në foto lajmin me titull “Kur kryeministri jep shembullin më të keq” thuhet se “nuk është i pajisur me elementë të sigurisë në punë, të cilat janë të detyrueshme si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin dhe po ashtu edhe për kryeministrin”.

Për kolegët kosovarë “asnjë prej homologëve evropianë të Ramës nuk shkon në një kantier ndërtimi pa pasur minimalisht në kokë një kasketë mbrojtëse. Në këtë rast, vetë kryeministri bëhet një shembull i keq për shumë punëtorë dhe punëdhënës që nuk zbatojnë rregullat e sigurisë në punë”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/