DURRËS, 9 tetor 2014– Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli shpreh shqetësimin në lidhje me rivendosjen e vizave. Ja se ç’shkruan ajo sot, në statusin e saj në facebook:

 “Tani kujdes vizat!Lajmi i keq dje ishte se Shqipërisë nuk iu hapën negociatat për anëtarësim në BE. Por  nuk u fol për një tjetër paragraf të këtij raporti, ku bëhet e ditur se : Në fund të vitit do ketë një raport mbi post monitorimin e liberalizimit të vizave ,sipas Progres Raportit të publikuar dje. Ndërkohë gjatë këtij viti, numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së nga Shqipëria ka arritur në 8350. 

A rrezikohen vërtet vizat për shqiptarët?!

/g.r.b agjencia e lajmeve “Dyrrah”/