DURRËS, 9 tetor 2014 – Një 20-vjeçar ka tentuar të vrasë babë e bir në Peshkopi, por fatmirësisht krimi është parandaluar.Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe si shkak dyshohet se ka qenë një konflikt mes autorit dhe 64-vjeçarit të identifikuar me inicialet F.M. dhe 36-vjeçarit me inicialet XH.M. Sipas policisë është arrestuar Armand Tomçini. 20-vjeçari Tomçini nga komuna Tomin është arrestuar në flagrancë në momentin kur ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar babë e bir.