DURRËS, 9 tetor 2014– Në maternitetin e Korçës një foshnjë ka vdekur në rrethana të paqarta. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje policinë për të nisur hetimet. Bëhet me dije shtetësja D.TH, 30 vjeç rreth orës 02:00 është paraqitur për lindje në kushte normale në maternitetin e Korçës. Mjeku ka parë komplikacione tek fëmija gjatë vizitës së nënës dhe e ka futur shtetasen D.TH, në sallën e operacionit. Por, mjeket kanë konstatuar se gjatë operacionit foshnja ishte pa jetë.Familjarët pretendojnë se mjeku anestezist ka shkuar 45 minuta me vonesë nga momenti kur nëna 30-vjeçare me inicialet D.TH ka hyrë në sallën e operacionit. Policia ka nisur veprimet procedurale që në momentin e parë që u mor informacioni.
Korçë, foshnja vdes gjatë lindjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës, një kënd lojërash që bëri bashkë 20 vullnetarë nga 3 vende të ndryshme
Të shtëna me armë pranë rezidencës së Chris Brown, një person përfundon në pranga
Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP
Horoskopi ditor, 3 maj 2026





