DURRËS, 9 tetor 2014– Mëngjesin e sotëm 3 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në qytetin e Elbasanit.   Sipas informacioneve policore, një motor "Skuter" me targë AE 150 është përplasur me një çiklomotor, ku janë plagosur personat në fjalë.   Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, por mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.    Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Sot News/