9 tetor 2014– Xhanluka Roki rikthehet në fushë, por vetëm pas një muaji. Arbitri që ndau në dysh Italinë, dhe jo vetëm, të dielën në mbrëmje, pas shumë episodeve të kontestuara në Juventus- Roma, është skualifikuar dje me 30 ditë nga Këshilli Italian i Arbitrave. Me këtë masë, disenjatorët e Serisë A kanë vendosur që t’i lejojnë Rokit të marrë frymë dhe mbi të gjitha të reflektojë mbi gabimet e bëra prej tij. Fundja, java e kaluar kishte nisur që në mesjavë me tone negative për arbitrin, i cili ishte akuzuar për disa vendime të gabuara edhe në ndeshjen e Champions-it, e cila pa përballë Arsenalin dhe Gallatasarajin, por në Juve-Roma ndodhi tmerri. Por me dënimin e djeshëm, Roki mund të marrë një pauzë dhe mund të kthehet në fushë për javën e 9-të të Serisë A, më 29 tetor, ose në të 10-tën, më 2 nëntor. Nga ana tjetër, edhe UEFA, e cila e kishte parashikuar ta impenjonte Xhanluka Rokin në një nga ndeshjet eliminatore të Europianit 2016, e ka skarcuar zgjedhjen e italianit, pas ngjarjeve në mbrëmjen torineze. Versionet e tij – Dje, dy të përditshme italiane, “Il Messaggero” dhe “Il Tempo”, kanë treguar dy versione të debateve që Roki kishte pasur me miqtë e tij, pas ndeshjes Juventus- Roma: “Në atë takim, asnjë nga lojtarët nuk më ndihmoi, por më shumë sesa kjo më vjen keq për faktin që, pas asaj sfide më tradhtuan edhe ata njerëz që më dizajnuan për të shkuar në Botëror. E kam riparë atë sfidë dhe vetëm te penalltia e Pogbasë gabova. Apo jo, edhe ai vendim ishte i marrë mirë, sepse as moviola nuk e tregon qartë. Te penalltia e Maikonit më gënjeu sprai, ndërsa vendimet e tjera ishin të sakta, nuk mendoj se kam bërë gabime”, shprehej Roki.
Gafat në Juventus-Roma, UEFA pezullon arbitrin Roki
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ketrin Gjocaj flet për divorcin dhe dhimbjen e ndarjes nga vajza
Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në shtëpi, policia gjen të ngordhur edhe qenin!
Alis triumfon në Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik





