5 tetor 2014 – Teuta është mundur nga Kukësi nënjë ndeshje të vështirë në trasfertë. Kukësi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj durrsakëve dhe goli është shënuar nga Pejic në minutën e 65. Ko ka qenë një tjetër ndeshje ku durrsakët kanë luajtur mjaft mirë dhe I kanë vënë në vështirësi kuksianët por sërish kanë problem në finalizim ndërkohë që Kukësi i falet kmëbëve të Pejic që arrin të shënojë golin e fitores. Tashmë pas javës së shtatë të Superiores kemi në krye një skuadër të vetme, për herë të parë. Kukësi i Artim Shaqirit ka lënë pas të tjerët, duke i parë nga lart, në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se treshja që ecën me të njëjtin hap: Tirana-Partizani-Flamurtari ndërkohë që Teuta mbetet në kuotën e 7 pikëve.  Po ashtu, skuadra verilindore ka në gjirin e saj golashënuesin më të mirë për momentin, kroatin Pero Pejic, me 4 gola, mbajtësi i “Këpucës së Artë” në fuqi. Gjithsesi Kukësi ka vuajtur shumë në “Zeqir Ymeri” ndaj Teutës. Durrsakët janë paraqitur në mënyrë dinjitoze në këtë transfertë dhe kanë zhvilluar një lojë të mirë por që për të ardhur keq ashtu si edhe në disa ndeshje të tjera durrsakët nuk arrijnë të marrin atë që meritojnë e pas kësaj humbjeje Teuta mban vendin e 8 në renditje.