5 tetor 2014 – Pas marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Ram nuk heq dorë nga thyerja e tabuve. Ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë detyrë, shefi i qeverisë, ia ka besuar sigurinë e tij një femre.

Prej ditësh, ekipit të truprojave të nurmit 1 të Ekzekutivit i është shtuar edhe një vajzë.
Ajo vjen nga radhët e Gardës së Republikës, dhe shoqëron këmba këmbës kryeministrin , për të siguruar që atij të mos i ndodhë asgjë. Rreth të 25-ve, shtatlartë, por jo sa Edi Rama, kjo vajzë brune, është bërë punonjësja e parë e Gardës, që shoqëron një kryeministër, pasi deri më tani, asnjë nuk ka pasur truprojë femër në staf.