Fjolla Morina dhe konkurrenca e motrave.
DURRES, 4 tetor 2014 – Eventi i "Zhurma Show" i mbajtur në Gjilan ka parë të parakalojnë në Tapetin e Kuq disa emra të ekranit tonë.
Motrat Vjollca nuk gabojnë
Njëra chic dhe tjetra provokuese duket se është panorama e dy motrave Marina dhe Luana Vjollca. Marina kishte zgjedhur t'i qëndronte besnike ngjyrës së zezë me një palë jumpsuit me bustin dantellë, ndërsa Luana rrezikoi sërish me një fustan të çarë anash deri në rrëzë të kofshës. Ndonëse me thuajse të njëjtin model ajo do të bëntë rrjetet sociale të gumëzhinin pak kohë më parë, në ndalesës e turit "Summër Fest" në Shkup, me fotot që nisën të qarkullonin asokohe e që tregonin se Luana nuk kishte veshur të brendshme. Gjithsesi bukuroshja e Top Channel ka guxuar sërish.
Fjolla bën zhurmë'
Është përfolur shumë look-u i këngëtares Fjolla Morina në këtë event. Me një body dantellë me një fund të gjatë e të hollë tyl, Fjolla ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve. Ka pasur nga ata që kanë guxuar ta krahasojnë këngëtaren me lookun e para pak ditëve të Kim Kardashian, gjatë ndjekjes së pasarelës së Givenchy-t, por këngëtarja e "Bone Vet" nuk ka dhënë asnjë koment.
Kur kalojnë motrat Koka- kthehen koka
Vëmëndje kanë tërhequr edhe dy motrat Ertila dhe Daniela Koka që dukeshin shumë elegante me fustane të gjata. Këngëtarja Ertila Koka ka tërhequr kështu çmimin "Best Female" ndërsa e motra, modelja Daniela Koka ka qënë shoqëruesja e saj në këtë event.
/Anabel/





