DURRËS, 4 tetor 2014–  Shën Françesku i Asizit është njëri ndër shenjtorët më të dashur e të adhuruar në të gjithë botën. Sot Italia kremton ditën e tij. Po sot, besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë Kurban Bajramin duke përkujtuar profetët Ibrahim e Ismail. Sërish ndërthuren Islami me Krishtërimin. Sërish thirrje për më shumë dashuri, paqe, respekt, e tolerancë fetare.

Në fund të fundit këtë predikon dhe Papa aktual, një tjetër Françesk për t’u admiruar.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/